April 30, 2026

Kur vendosni të blini një truall, procesi ndryshon nga blerja e një objekti të gatshëm. Këtu, rreziku më i madh qëndron te destinimi i tokës. Shumë blerës nxitohen duke blerë tokë bujqësore me mendimin se mund të ndërtojnë menjëherë, por procedurat e shndërrimit të tokës në truall ndërtimor mund të jenë të kushtueshme dhe të gjata. Çfarë duhet të keni parasysh që në fillim kur ju nisni të planifikoni blerjen e një trualli për ndërtim E para që duhet të bëni është që t’ia lëshoni një sy Hartës Zonale. Kontrolloni në Drejtorinë e Urbanizmit nëse zona ku ndodhet trualli lejon ndërtimin dhe çfarë lloj ndërtimi. Shtëpi individuale apo objekt shumëbanesor. Qasja në Infrastrukturë ka rëndësi të madhe. Një truall pa qasje të drejtpërdrejtë në rrugë publike, ujësjellës dhe rrjet elektrik, mund të kthehet në një makth financiar. Edhe kufijtë e pronës duhet të qartësohen para se i hunë procesit të blerjes. Rekomandohet që para blerjes të angazhoni një gjeodet të licencuar për të verifikuar kufijtë e saktë, pasi mospërputhjet me fqinjët janë shkaktari numër një i konflikteve në Kosovë. Blerja e truallit kërkon vizion, por mbi të gjitha kërkon verifikim të dokumentacionit urbanistik për të siguruar që investimi juaj do të ketë vlerë në të ardhmen.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar të gjeni pronën tuaj të ardhshme.