Specifikat ligjore dhe teknike për investime në lokale afariste

Blerja e një dyqani apo lokali kërkon një qasje tjetër krahasuar me pronat rezidenciale. Përveç vendndodhjes strategjike, aspekti ligjor është ai që garanton mbarëvajtjen e biznesit tuaj apo të qiramarrësve tuaj. Janë tri elemente kryesore për blerësit e lokaleve. E para është destinimi i Hapësirës. Jo çdo hapësirë mund të përdoret për çdo lloj biznesi. Për shembull, lokalet e gastronomisë kanë kritere qarta për ventilimin dhe mbrojtjen nga zhurma. Dokumentacioni i shfrytëzimit është elementi tjetër. Sigurohuni që lokali ka “Leje të shfrytëzimit’. Pa këtë dokument, biznesi që do të operojë aty mund të ketë vështirësi në pajisjen me licenca pune. Elementi i tretë është taksat dhe shpenzimet e përbashkëta. Informohuni për tatimin në pronë që në këtë rast është më i lartë se te banesat, si dhe për detyrimet ndaj mirëmbajtjes së objektit nëse lokali është pjesë e një qendre tregtare apo pallati. Një lokal me dokumentacion të rregullt ligjor është një aset që vetëm rritet në vlerë, ndërsa një lokal me probleme juridike mund të bllokojë kapitalin tuaj për vite me radhë.